Para daljes së iPhone 12, ky ishte telefoni më i shitur me 5G!

Para daljes së iPhone 12, ky ishte telefoni më i shitur me 5G!

Auto&Tech November 22, 2020 - 16:17

Galaxy Note 20 Ultra, i cili u zbulua në gusht të vitit 2020, u bë telefoni më i shitur në botë me rrjetin 5G për muajin shtator.

Sipas një raporti të ri nga firma e kërkimit të tregut Counterpoint Research, Galaxy Note 20 Ultra morri 5% të tregut global të telefonave me rrjetin 5G.

Përpara lansimit të serisë iPhone 12 nga Apple, tre nga 10 telefonat më të shitur në të gjithë botën, modelet me rrjetin 5G, u prodhuan nga Samsung, ndërsa pjesa tjetër prej tyre u bënë nga firmat kineze.

P40 Pro (4.5%) dhe Nova 7 (4.3%) nga Huawei u vendosën në pozitat e dyta dhe të treta. Galaxy S20 + ishte në pozitën e katërt me një pjesë të tregut prej 4%, ndërsa Galaxy Note 20 ishte në vendin e tetë me 2.9% të tregut të telefonave me rrjetin 5G./telegrafi