Pasuria e Elon Muskut u rrit në 90 miliardë dollarë

Pasuria e Elon Muskut u rrit në 90 miliardë dollarë

Auto&Tech November 17, 2020 - 13:59

Sipërmarrësi amerikan dhe pronari i ndërmarrjes "Tesla", nga të gjitha llogaritë, depërtoi në vendin e tretë në listën e njerëzve më të pasur në planet.

Pas një jave të suksesshme biznesi, pasuria e Elon Muskut, një sipërmarrës amerikan dhe pronar i "Tesla"-s, u rrit me 15 miliardë dollarë dhe tani arrin në 90 miliardë dollarë.

Musku njoftoi se "Tesla" arriti të depërtojë në indeksin më të rëndësishëm në Bursën e Nju-Jorkut S&P 500, menjëherë pasi kompania e tij hapësinore "SpaceX" dërgoi katër astronautë në hapësirë, raporton BBC, transmeton Zeri.info

Edhe pse u testua pozitiv për virusin Korona, Musku duket se ka hyrë në vendin e tretë në listën e njerëzve më të pasur në planet.

Crew Dragon dëmtoi ISS

Anija kozmike me katër astronautë e SpaceX u ul në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) të martën, misioni i parë i NASA-s duke përdorur një anije kozmike të ndërtuar privatisht.

Kapsula Crew Dragon u ul 27 orë pas nisjes nga Kepi Canaveral, Florida, pas dy vonesave për shkak të erërave të forta të sjella nga stuhia Eta.

Astronautët do të kalojnë gjashtë muajt e ardhshëm në ISS, një laborator orbital rreth 400 kilometra mbi Tokë./Zëri