Fugaku i Japonisë ka ruajtur pozicionin e tij si kompjuteri më i shpejtë në botë

Fugaku i Japonisë ka ruajtur pozicionin e tij si kompjuteri më i shpejtë në botë

Auto&Tech November 17, 2020 - 13:55

Superkompjuteri i prodhuar japonez "Fugaku" është shpallur edhe një herë kompjuteri më i shpejtë në botë në listën TOP500 me 442,010 teraflops për sekondë.

Në listën TOP500, zgjedhja e superkompjuterëve më të shpejtë në botë, e cila azhurnohet dy herë në vit, "Fugaku" fitoi vendin e parë në qershor, dhe në nëntor ai mbajti atë pozitë, raporton Anatolia, transmeton Zeri.info

Në një listë të përgatitur duke iu referuar treguesve të shpejtësisë Top Performance LinPack (HPL), i cili arriti një shpejtësi prej 415 teraflops në qershor, "Fugaku" rriti shpejtësinë në 442-010 teraflops për sekondë.

Më shumë se 422 transaksione kuadrilion

Me këtë shpejtësi dhe më shumë se 422 transaksione katrilionë në sekondë, "Fugaku" mbajti kryesimin në kategorinë e transaksioneve më të shpejta, me tre herë më shumë llogaritje se konkurrenti i saj më i afërt, "Summit"-i i SHBA-së.

"Fugaku" në japonisht do të thotë "maja e pasur". /Zëri