SpaceX nisi me sukses fluturimin e parë komercial në hapësirë
Foto: Reuters

SpaceX nisi me sukses fluturimin e parë komercial në hapësirë

Auto&Tech November 16, 2020 - 01:56

SpaceX, kompania e raketave të teknologjisë së lartë e sipërmarrësit Elon Musk, nisi të dielën me sukses katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, misioni i parë i plotë i NASA-s për dërgimin e një ekuipazhi në orbitë në bordin e një anijeje private.

Kapsula e re e kompanisë, Crew Dragon, e instaluar në majë të raketës Falcon-9, u nis në orën 19:27 sipas orës lokale nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral të Floridës.

Udhëtimi prej 27 orësh për në stacionin hapësinor, 400 km mbi Tokë, ishte planifikuar fillimisht për të shtunën. Por nisja u shty një ditë për shkak të motit me erë dhe me shi, në vazhdën e Stuhisë Tropikale Eta.

Zyrtarët e NASA-s thanë se moti i keq do ta kishte vështirësuar rikthimin e raketës Falcon-9 në tokë për t’u ripërdorur. /Voa