Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
BMW prezanton “bishën” e parë elektrike

BMW prezanton “bishën” e parë elektrike

Auto&Tech November 11, 2020 - 19:33

Gjigandi gjerman i makinave, BMW prezantoi për publikun SUV-in e parë të gjithë elektrik të serisë iX i cili pritet të konkurrojë Teslan dhe të gjithë rivalët e tjerë elektrikë dhe që kushton 85 mijë paund.

Shefat e kompanisë tregojnë se kjo është makina më e avancuar BMW deri më sot që ka kapacitetin për t’u bërë një automjet autonom.

Kjo SUV u prezantua së bashku me një skuter elektrik që janë pjesë e programit të gjeneratës së re të BMW për makinat e reja që do të nxirren në treg nga viti 2021.Image

BMW thotë se iX shënon një hap ndryshimi në drejtimin e ardhshëm të kompanisë drejt lëvizjes inteligjente dhe teknologjisë së vetëdrejtimit duke sjellë së bashku zhvillimin më të fundit të gjigantit të makinave në dizajn, drejtimin e automatizuar, konektivitet dhe qëndrueshmëri./A2

Image

Image
Image