Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Apple do të prezantojë iPhone 12 më 13 tetor

Apple do të prezantojë iPhone 12 më 13 tetor

Auto&Tech October 06, 2020 - 19:47

Apple ka njoftuar se prezantimi i të shumë-priturit iPhone 12 do të zhvillohet më 13 tetor nëpërmjet një eventi online.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i ngjarjes Apple iPhone 12 ‘Hi, Speed’ do të bëhet më 13 tetor 2020, me orën tonë lokale 19:00.

Apple do të transmetojë ngjarjen e pritshme të zbulimit të iPhone 12 më 13 tetor dhe do të prezantohen këto modele:

5.4 “iPhone 12 mini me çmim nga 649 dollarë

6.1 “iPhone 12 me çmim nga 699 dollarë

6.1 “iPhone 12 Pro me çmim nga 999 dollarë

6.7 “iPhone 12 Pro Max me çmim nga 1099 dollarë./Express