iPhone 13 me një dizajn të rrallë në një koncept të ri mahnitës

iPhone 13 me një dizajn të rrallë në një koncept të ri mahnitës

Auto&Tech September 02, 2020 - 18:57

iPhone 12 mund të jetë afër, por një ndryshim edhe më radikal mund të jetë me iPhone 13.

Jemi vetëm disa javë larg nga lëshimi i iPhone 12, por thashethemet e mëhershme të telefonave inteligjentë tashmë po nxjerrin të dhëna dhe lajme rreth iPhone 13 të vitit të ardhshëm.

Sigurisht, duke pasur parasysh natyrën përsëritëse të kësaj industrie, është e vështirë të parashikosh trajektoren e Apple, dhe pse jemi shumë afër prezantimit të iPhone 12, nuk dihet shumë për këtë model të ardhshëm nga Apple. Për aq sa kemi dëgjuar, pak a shumë i dimë performancat dhe çmimet e tij, sigurisht nëse nuk ndryshojnë në momentet e fundit, transmeton Telegrafi.

Dhe të flasim tash për iPhone 13 sigurisht është shumë herët dhe kjo duket disi e çuditshme, por tashmë po qarkullojnë lajme për iPhone 13.

Nëse data e lëshimit të iPhone 13 ndjek modelin e Apple për lëshimit të mëparshme, ne mund ta shohim këtë pajisje në rafte të premten e katërt të shtatorit të vitit 2021. Kjo do të ishte 24 shtator. Por data e lëshimit të iPhone 12 është në ajër për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe mund të mos jetë në dispozicion deri në tetor apo edhe nëntor.

iPhone 13 duket se do të jetë i gjithi ekran, dhe madje ky telefon pritet të ketë kamerën e integruar poshtë ekranit.

Ky telefon pritet të ketë edhe touchscreen në skajet e saj ku shfaqen ikona të vogla për funksione të ndryshme.