Amazon merr miratimin për sistemin e shpërndarjes së dronëve

Amazon merr miratimin për sistemin e shpërndarjes së dronëve

Auto&Tech August 31, 2020 - 21:23

Gjiganti i shitjes me pakicë në internet “Amazon” mori sot miratimin nga rregullatori i aviacionit amerikan për të vazhduar me programin e saj të shpërndarjes së dronëve, një lëvizje që kompania e quajti një hap të rëndësishëm përpara.

“Certifikimi e afron kompaninë më afër qëllimit të saj për një shërbim autonom të shpërndarjes së dronëve, që një ditë do të shpërndajë paketa për klientët tanë në të gjithë botën”, tha David Carbon, zëvendëspresident i “Prime Air Amazon” në një deklaratë.

Kompania “Amazon” nuk pranoi të saktësojë një datë se kur do të jetë në gjendje të ofrojë shpërndarjen e dronëve në masë./atsh