Ndryshimet që do të shihni nga sot në “Instagram”

Ndryshimet që do të shihni nga sot në “Instagram”

Auto&Tech August 21, 2020 - 10:47

Rrjeti social i fotografive Instagram ka bërë disa ndryshime të cilat janë aktive që prej ditës së sotme. Përdoruesit do të shikojnë edhe postime të personave të tjerë të cilët nuk i ndjekin.

Seksioni i postimeve të sugjeruara do të shfaqet pasi të keni mbërritur në fund të postimeve të llogarive që ndiqni gjatë 48 orëve të fundit. Megjithatë, ju do të keni ende mundësinë për të klikuar një opsion për të parë postimet e vjetra.

Seksioni i postimeve të sugjeruara do të përfshijë reklama, thotë Instagram, por jo video IGTV. Postimet e sugjeruara që do të shfaqen në fund të postimeve të miqve tuaj, do të jenë llogari të cilat ju nuk i ndiqni.

Kjo mënyrë nënkupton më shumë hapësirë reklamimi, por gjithashtu ngjason më shumë me Tik Tok në aspektin që përdoruesit të kenë vazhdimisht përmbajtje për të parë. /tvklan.al