SHBA konsideron ndalimin e TikTok-ut

SHBA konsideron ndalimin e TikTok-ut

Auto&Tech July 07, 2020 - 23:46

SHBA po “shikon” mundësinë të ndalojë TikTok-un dhe aplikacione të tjera të mediave sociale kineze, tha sekretari i shtetit Mike Pompeo për Fox News të hënën.

Komente të tij vijnë mes rritjes së tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës dhe ndërsa rrjeti social TikTok vazhdon të rritet.

Kur u pyet në një intervistë në Fox News nëse SHBA duhet të shikojë mundësinë e ndalimit të TikTok-ut dhe aplikacioneve të tjera kineze të mediave sociale, Pompeo tha: Ne po e marrim këtë shumë seriozisht. Ne do të shohim se çfarë do të ndodh, tha Pompeo, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi punuar për këtë çështje për një kohë të gjatë”, tha ai.

TikTok nuk ishte i disponueshëm menjëherë për reagime në lidhje me deklaratat e sekretarit amerikan.

Uashingtoni ka qenë në një fushatë kundër firmave teknologjike kineze.

SHBA ka thënë se Huawei mund të përdoret për spiunazh nga Pekini, dhe se të dhënat e përdoruesit mund të rrezikohen. Huawei i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime.

Por TikTok, në pronësi të ByteDance me qendër në Pekin, gjithashtu ka qenë në radar që nga viti i kaluar. Uashingtoni është shqetësuar se platforma censuron përmbajtjen dhe se të dhënat e saj mund të arrihen nga Pekini.