Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Konferenca më e madhe e teknologjisë në Evropë “Web Summit” do të mbahet në nëntor

Konferenca më e madhe e teknologjisë në Evropë “Web Summit” do të mbahet në nëntor

Auto&Tech June 17, 2020 - 12:04

Konferenca më e madhe e teknologjisë në Evropë, “Web Summit”, do të mbahet në Lisbonë në nëntor të këtij viti.

Kjo konferencë mund të jetë eventi i parë i rëndësishëm në Evrope që do të mbahet që nga shpërthimi i pandemisë.

“Web Summit” është transferuar nga Dublini në kryeqytetin portugez, Lisbonë, më 2016, dhe çdo vit vizitohet nga rreth 70 mijë njerëz si dhe marrin pjesë kompanitë më të mëdha teknologjike në botë.

Themeluesi i konferencës, Paddy Cosgrave, në një postim në Twitter, ka thënë se “Web Summit” do t’u përmbahet protokolleve strikte të shëndetësisë ashtu siç janë rekomanduar nga qeveria e Portugalisë.

Në Portugali tubimet e njerëzve janë të ndaluara dhe ende nuk dihet qartë se si do të organizohet ky event. Deri tash në Portugali janë infektuar më shumë se 37 mijë persona dhe kanë vdekur më shumë se 1500 prej tyre./Zëri