Probleme me aplikacionet? Çfarë duhet të bëni

Probleme me aplikacionet? Çfarë duhet të bëni

Auto&Tech June 04, 2020 - 22:21

Përdoruesve të iPhone dhe iPad të Apple po u kërkohet të përditësojnë programet dhe të riinstalojnë disa prej tyre që i kanë të shkarkuar më parë.

Shumë aplikacione të njohura si Netflix, WhatsApp, Spotify, Twitter, Amazon dhe disa programe të Google kërkojnë një përditësim.

Disa kanë një datë të re ndërsa siç tregon edhe “The Independent” ka disa programe me data të kaluara si 6 Maj. Arsyet e përditësimit nuk dihen ende, disa prej tyre nuk hapeshin derisa të fshiheshin dhe instaloheshin përsëri.

Problemet janë shfaqur në versionet e fundit të iOS 13, por ende është e pashpjegueshme se përse ka ndodhur. /tvklan.al