Bill Clintoni falënderonte Steve Jobsin për 27 kompjuterët dhuruar Kosovës më 1999
Foto: Biblioteka Presidenciale e Bill Clintonit

Bill Clintoni falënderonte Steve Jobsin për 27 kompjuterët dhuruar Kosovës më 1999

Auto&Tech May 26, 2020 - 15:27

Themeluesi tashmë i ndjerë i kompanisë “Apple”, Steve Jobs, më 1999-n ia kishte dhuruar Kosovës 27 kompjuterë “iMac”.

Këtë e ka konfirmuar ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, i cili edhe e kishte falënderuar Jobsin për këtë donacion përmes një letre të shkruar atij.

“I dashur Steve, isha shumë i lumtur kur mësova për donacionin zemërgjerë të kompjuterëve ‘Apple’ për popullin e Kosovës. 27 kompjuterët ‘iMac’ që i ofruat ju do të pajisin shtatë vende me internet, duke shtuar mundësitë për rritje dhe zhvillim në provincë. Fuqia më e madhe e vendit tonë është shpirti komunitar i popullit dhe përkushtimi juaj për t’u kujdesur për të tjerët është pjesë e rëndësishme e kësaj tradite. Duke ndihmuar popullin e Kosovës për të rindërtuar jetët e tyre po jepni shembull të fuqishëm të dhembshurisë dhe të shërbimit për bizneset në mbarë Amerikën. Ju falënderoj juve dhe kolegët tuaj për përkushtimin tuaj të patundur për të përmirësuar botën tonë dhe ju përshëndes shumë”, shkruan në letrën që Clintoni ia kishte dërguar shefit të ‘Apple’-s, Steve Jobs.

Më poshtë gjejeni letrën origjinale të Clintonit dërguar Jobsit, letër kjo e publikuar nga Biblioteka Presidenciale e Clintonit:

Image