Mark Zuckerberg, i vendosur që keqinformimi të mos bëhet viral

Mark Zuckerberg, i vendosur që keqinformimi të mos bëhet viral

Auto&Tech May 26, 2020 - 08:34

Sipas Mark Zuckerbergut, "Facebook"-u është duke e ndaluar keqinformimin sa u përket zgjedhjeve elektorale në Shtetet e Bashkuara dhe coronavirusit.

Në një intervistë me BBC, drejtori i përgjithshëm i "Facebook"-ut iu përgjigj pyetjeve në lidhje me fushatën e kompanisë kundër keq informimit, pandeminë Covid-19, zgjedhjet e ardhshme dhe kontrollin thuajse të përgjithshëm mbi rrjetin më të madh social në botë.

Zuckerberg tha se kompania po punon për të larguar përmbajtjen që ka të ngjarë të rezultojë në “dëm të menjëhershëm dhe të pashmangshëm”.

“Edhe nëse diçka nuk do të çojë në dëmtime të menjëhershme fizike, ne nuk duam që dezinformimi të jetë përmbajtja që do të bëhet virale”, tha Zuckerber, duke shtuar se është i vendosur ta ndalojë përhapjen e keqinformimit. Megjithatë, ai tha se dëshironte të lejonte “hapje më të gjerë të mundshme” të lirisë së shprehjes.

Facebook bëri një argument të ngjashëm kur mbrojti vendimin e diskutueshëm, për të lejuar politikanët të gënjejnë në reklamat e tyre në Facebook.

Roli që ka luajtur Facebook, në zgjedhjet elektorale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016, është kritikuar rëndë, pasi është lejuar ndërhyrja e Rusisë për përhapjen e lajmeve të rrejshme.

Mirëpo, Zuckerberg ka bërë të ditur se e njëjta gjë nuk do të përsëritet edhe këtë herë, pasi thotë se është fituar përvoja dhe janë të gatshëm që situata të mos përsëritet.