Teknologjia e re që do mundësojë sterilizimin dhe ripërdorimin e maskave N95

Teknologjia e re që do mundësojë sterilizimin dhe ripërdorimin e maskave N95

Auto&Tech April 08, 2020 - 22:40

Kalifornia do të përdor teknologjinë e re nga ndërmarrja Battelle që lejon sterilizimin dhe ripërdorimin e maskave N95 qysh këtë javë, njoftoi sot Mark Ghilarducci, me Zyrën e Guvernatorit të Kalifornisë për Shërbime Emergjente.

“Është një teknologji që mundëson që një maskë të përdorur N95 t’i bëhet procesi i sterilizimit dhe pastrami, gjë që i bën ato përsëri të reja”, u tha Ghilarducci gazetarëve të mërkurën, transmeton lajmi.net.

“Dhe kjo është teknologji e re që është aprovuar nga FDA, dhe CDC, do të jetë në dispozicion në Kaliforni, brenda javës tjetër”, shtoi tutje ai.

Julia Chatterley e CNN intervistoi në mëngjes drejtorin e kompanisë Battelle, Lewis Von Thaer, i cili tha se duke përdorur peroksid hidrogjeni në formë të avulluar, “ne vërtetuam se mund të përdorim përsëri këto maska”.