Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
NimiTV i bashkëngjitet fushatës #rriNshpi – dhuron 3 muaj abonim FALAS për shqiptarët në diasporë

NimiTV i bashkëngjitet fushatës #rriNshpi – dhuron 3 muaj abonim FALAS për shqiptarët në diasporë

Auto&Tech March 27, 2020 - 16:42

Përderisa në vendin tonë kompani të  shumta janë duke përkrahur fushatën sensibilizuese #rriNshpi, NimiTV ka vendosur t’i bashkëngjitet kësaj fushate, por duke menduar për shqiptarët e diasporës!

Kështu, NimiTV ka vendosur që të ofrojë 3 muaj abonim FALAS për të gjithë shqiptarët e diasporës të cilët nuk e posedojnë platformën e NimiTV. Në këtë mënyrë, familjarët dhe miqtë tanë të cilët jetojnë në diasporë do ta kenë mundësinë të argëtohen dhe t’iu lehtësohet qëndrimi në shtëpi gjatë periudhës së karantinës.

NimiTV mund ta shikoni pa dekoder, mjafton ta shkarkoni aplikacionin e NimiTV në Samsung Smart TV apo LG Smart TV.


Të gjithë shqiptarët e diasporës mund të aplikojnë për t’u abonuar falas, duke klikuar KËTU.

Pasi të  keni plotësuar formularin, ju do të  pranoni username dhe password në e-mailin tuaj.

 

Ky është artikull i sponzorizuar.