Instagram del me Co-Watching, tiparin e ri edhe kundër virusit Corona
Rrjeti i famshëm social Instagrami që është në pronësi të Facebook të martën njoftoi se ka lansuar një tipar të ri që i lejon përdoruesit të shfletojnë aplikacionin me miqtë gjatë video bisedave, si një mënyrë për t’i mbajtur njerëzit të lidhur gjatë urdhrave për të qëndruar në shtëpi dhe të izoluar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Karakteristika e re e Instagram quhet Co-Watching, dhe lejon përdoruesit të bëjnë biseda me mesazhe të drejtpërdrejta, të kontrollojnë fotot dhe videot e ruajtura, të pëlqyera dhe të sugjeruara së bashku, ndërsa ata janë duke biseduar mes vete me video.
Karakteristika e re është pjesë e një përpjekje më të gjerë të Instagram dhe Facebook për të mbështetur përdoruesit dhe komunitetet e tyre gjatë pandemisë së koronavirus.
Javën e kaluar, CEO i Facebook, Mark Zuckerberg tha se roli më i madh që mund të luajë Facebook është duke i inkurajuar njerëzit që të marrin urdhrat për distancimin shoqëror shumë seriozisht.