Facebook me një vendim të rëndësishëm për lajmet e rreme të koronavirusit

Facebook me një vendim të rëndësishëm për lajmet e rreme të koronavirusit

Auto&Tech February 27, 2020 - 12:12

Facebook ka ndaluar reklamat që përpiqen të krijojnë panik përreth koronavirusit ose premtojnë ta kurojnë atë në përpjekjen e saj të fundit për të reduktuar dezinformatat.

Koronavirusi – i njohur si COVID-19 – deri më tani ka infektuar rreth 81.224 persona në të gjithë globin dhe ka rezultuar në 2,771 vdekje, shkruan Daily Mail.

Ashtu si shumë platforma të rrjeteve sociale, Facebook ka pranuar mesazhe me shqetësim rreth përhapje, së bashku me një mori reklamash për maskat kirurgjikale, që po shihen si mjet parandalues për kontraktimin e virusit vdekjeprurës.

“Kohët e fundit kemi vënë në zbatim një politikë për të ndaluar reklamat që ndërlidhen me koronavirusit dhe krijojnë panik”, i tha një zëdhënës Business Insider.

Firma e rrjeteve sociale me qendër në Kaliforni punëson kontrollues të fakteve për të vërtetuar pretendimet e dyshuara për lajme të rreme dhe ndihmon mposhtjen e çdo dezinformate brenda Facebook-ut dhe partnerit të tij të qëndrueshëm, Instagram.

Në të njëjtën kohë, Business Insider ka raportuar që përdoruesit e Facebook janë kthyer në grupe në rrjetin social me qëllim që të blejnë me shumicë dhe të shesin maska mjekësore.