Gjermani, çmime më të lira për qytetarët që blejnë makina elektrike

Gjermani, çmime më të lira për qytetarët që blejnë makina elektrike

Auto&Tech February 20, 2020 - 14:47

Gjermanët të cilët po konsiderojnë blerjen e makinave elektrike ose hibride, morën sot një motiv shtesë, pasi subvencione të reja hynë në fuqi.

Shpërblimet e reja, që vlejnë për të gjitha automjetet e tilla të regjistruara që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, hynë në fuqi javën e kaluar, pas miratimit nga autoritetet e Bashkimit Evropian.

Sipas detajeve të publikuara në gazetën e qeverisë, një makinë elektrike që kushton deri në 40 000 euro, do të mund të blihet për 6000 euro.

Shpërblimi do të zgjasë deri në fund të vitit 2025./atsh/