Vetura e parë që mbushet me rrymë nga Maserati

Vetura e parë që mbushet me rrymë nga Maserati

Auto&Tech January 27, 2020 - 12:38

Ka filluar testimet, vetura e parë nga Maserati, që funksionon në tërësi nëpërmjet baterive.

Maserati e ka parë që e ardhmja e automobilizmit, janë veturat që mbushen me rrymë dhe ka vendosur që t’i përshtatet kërkesave të tregut.

Derisa njoftoi se do t’i lirojë modelet e reja, që të shtojë shitjet dhe të zgjerohet sa më shumë në treg, ky prodhues italian bëri të ditur edhe për një edicion special.

Tani, vjen një lajm tjetër nga Maserati, që njofton se ka nisur testimin e veturës së parë që mbushet me rrymë, derisa e ka shfaqur edhe në lëvizje.

Bazuar në pamjet e modelit që besohet se do të quhet MMXXI, vërehet se ka dukje dhe tingull shumë të mirë, ndërsa pritet që të jetë edhe e fuqishme.

Specifika apo detaje tjera rreth kësaj makine, Maserati nuk ka dhënë, por këto pritet të bëhen të ditura në të ardhmen.