Toyota do t’i tërheqë 3.4 milionë vetura shkaku i problemit me “airbag”-ët

Toyota do t’i tërheqë 3.4 milionë vetura shkaku i problemit me “airbag”-ët

Auto&Tech January 22, 2020 - 14:01

Prodhuesi japonez i veturave, Toyota, njoftoi të martën se do t’i tërheqë 3.4 milionë vetura në mbarë botën për shkak të një defekti elektronik që mund të sjellë mosaktivizim të “airbag”-ut në rast të aksidentit.

Në mesin e 3.4 milionë veturave që do të tërhiqen janë 2.9 milionë vetura në Shtetet e Bashkuara. Këtu përfshihen modelet “Corolla”, “Matrix” dhe “Avalon Hybrid”, të prodhuara nga viti 2011 deri në vitin 2019.

Në prill të vitit të kaluar, Administrata Kombëtare për Sigurinë në Trafik në Shtetet e Bashkuara e filloi hetimin për 12.3 milionë vetura me probleme me “airbag”.

Toyota nuk është prodhuesi i vetëm që është përballur me këtë lloj problemi. Hyundai, Kia dhe Fiat Chrysler më parë i kanë tërhequr më shumë se 2.5 milionë vetura për shkak të mosaktivizimit të mundshëm të airbag-ut në rast të aksidenteve.

Zyrtarët e prodhuesit japonez kanë refuzuar të tregojnë se sa vdekje në trafik kanë mundur të ndodhin për shkak të këtij defekti, shkruan “Reuters”