Amazon po e fut Alexa-n edhe në tregun e automobilave

Amazon po e fut Alexa-n edhe në tregun e automobilave

Auto&Tech January 07, 2020 - 12:52

Pas suksesit të Alexa, Amazon ka njoftuar se atë do e fus në tregun e automobilave.

Alexa tashmë është në dispozicion në automjetet Audi, BMW, Ford dhe Toyota, dhe duke filluar nga viti 2020, Lamborghini do të sjellë ndihmësin në gamën e tij Huracan EVO.

Rivian do të integrojë Alexa në dy automjetet e tij – R1S dhe R1T.

Kur integrimi të ketë përfunduar në fund të vitit 2020, pronarët e Rivian do të jenë në gjendje të kërkojnë nga Alexa të kontrollojë tiparet në makinë si HVAC, dritaret etj.

Sa i përket drejtuesve të Huracan Evo, Alexa do t’i lejojë ata të rregullojnë klimën, ndriçimin e brendshëm, ngrohjen e sediljeve dhe funksionet e tjera pa duar.