Samsung do të sjell NEON, një produkt të ri me intelegjencë artificiale

Samsung do të sjell NEON, një produkt të ri me intelegjencë artificiale

Auto&Tech December 27, 2019 - 13:21

Samsung do të zbulojë një produkt të ri të AI me emrin NEON në CES 2020.

Produkti misterioz po zhvillohet nga STAR Labs (Samsung Technology & Advanced Research Labs), një njësi e pavarur e Samsung Electronics, që deklaron “AI me aftësi në nivel të njeriut për të folur, njohur dhe menduar”si një nga qëllimet e tyre.

Gjigandi Korean i teknologjisë ka krijuar edhe një faqe në internet për NEON.

Gjithçka që dihet për NEON deri tani vjen nga materialet e postuar online. Materialet vizuale nuk zbulojnë ndonjë gjë specifike në lidhje me produktin e ri të intelegjencës artificiale, por të gjitha mesazhet sugjerojnë se NEON është ndoshta më shumë sesa një tipar softuerik për telefonat inteligjentë

Ndoshta, një robot që flet? Një asistent holografik AI? Mbetet të presim deri në ngjarjen e ardhshme teknologjike CES 2020, që mbahet nga 7 deri 10 janar.