'Rrezikojnë të drejtat e njeriut', Amnesty International sulmon Google dhe Facebook

'Rrezikojnë të drejtat e njeriut', Amnesty International sulmon Google dhe Facebook

Auto&Tech November 21, 2019 - 17:52
Lexoni detajet!

Gjigandët e internetit përdorin modele biznesi të bazuara në survejim që kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe vendosin në rrezik privatësinë e çdo përdoruesi. Akuza vjen nga Amnesty International, që ka zhvilluar një investigim për këtë çështje. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Facebook.

“Nuk jemi dakord me raportin. Platforma jonë u lejon qasjen personave nga e gjithë bota duke mbrojtur privatësinë e tyre. Kjo funksionon edhe në shtete më pak të zhvilluara”, thuhet në reagimin e Facebook.

Pavarësisht se Organizata Ndërkombëtare njeh rolin e Google dhe Facebook për të lidhur botën dhe garantuar shërbime thelbësore për miliarda persona, në të njëjtën kohë, kritikon këto benefite pasi paguhen me një çmim shumë të lartë: të dhënat personale janë të pambrojtura dhe janë në duart e gjigandëve të internetit. Sipas raportit të Amnesty International, modelet e kolosëve janë bazuar në grumbullimin e të dhënave të përdoruesve, gjurmojnë aktivitetin online dhe i kategorizojnë për qëllime reklamuese.

“Google dhe Facebook dominojnë jetët tona moderne, duke grumbulluar një fuqi të pakrahasueshme në botën digjitale me mbledhjen dhe monetizimin e të dhënave personale të miliarda personave”, tha Kumi Naidoo, sekretar i përgjithshëm Amnesty International.

Ndërkohë, Google nuk ka reaguar ende për këtë raport të Amnesty International.