Faqja kosovare iu tregon studentëve si të kopjojnë në provime

Faqja kosovare iu tregon studentëve si të kopjojnë në provime

Auto&Tech November 20, 2019 - 16:43
Detajet

Një faqe në gjuhën shqip, që shet gjësende të ndryshme online, ka ofruar një metodë që përmes aparaturës mjaft të avancuar t’ua mundësoj studentëve kosovarë që me lehtësi dhe pa u munduar ti kalojnë provimet duke kopjuar, shkruan Gazeta Metro.

Në Kosovë dukuria e kopjimit në provime është mjaft e përhapur, e për këtë nuk mungojnë as metoda të ndryshme për të arritur deri të kopjimi, e një ndër to është edhe teknologjia e avancuar.

Një faqe në gjuhen shqipe, ka ofruar një mënyrë mjaftë tërheqëse për studentët, duke përdorur teknologji të arrijnë të kopjojnë në provime pa u vërejtur aspak, shkruan Gazeta Metro.

Kjo faqe në shpjeguar në hollësi se si funksionon kjo aperaturë perfekt, ku përmes mini-dëgjueseve të cilat vendoset komplet brenda veshit mund të arrihet lehtë të kopjimi. Gjithashtu këto dëgjueset nga veshi nuk kanë nevojë te lidhen me kabull, ato janë me wireless.

Kopjimi është problem i madh në sistemin arsimor të Kosovës. Afër 80 për qind e studentëve, të cilët janë anketuar në një studim të bërë nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim, kanë konfirmuar se kopjimi është i pranishëm në masë të madhe Universitetin e Prishtinës.

Vlen të theksohet se teknologjitë e tilla jepen me qira studentëve nëpërmjet medieve sociale, me një çmim mjaft të volitshëm.