'Bufi' me motor elektrik që ecën me 400 km/h

'Bufi' me motor elektrik që ecën me 400 km/h

Auto&Tech November 18, 2019 - 08:52
Lexoni detajet!

Është një makinë me motor elektrik, por mban rekordin botëror për kohën më të shkurtër që i duhet të arrijë nga 0 në 100 km/h, vetëm 1,69 sekonda.

Aspark Owl (Bufi) është prezantuar këtë javë në panairin e makinave në Dubai.

Makina e kompanisë japoneze Aspark, ka një motor tërësisht elektrik, që punon me një bateri me jone litiumi me 2012 kuaj fuqi, e cila mund të ngarkohet plotësisht në vetëm 80 minuta.

Në katalog shpejtësia maksimale është 402 km/h, duke u futur kështu në listën e makinave më të shpejta në botë. Makina është e ndërtuar me panele me fibra karboni dhe çelik të pastër.

Ajo është gjithashtu një prej më të ulëtave, me lartësi maksimale 99 cm. Peshon vetëm 120 kg, duke e bërë gjithashtu edhe një prej më të lehtave.

Kompania ka prodhuar vetëm 50 copë dhe i ka vendosur një çmim prej 2,9 milionë eurosh.

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image