OnePlus 8 Pro do të sjellë ndryshime në kamerën selfie

OnePlus 8 Pro do të sjellë ndryshime në kamerën selfie

Auto&Tech October 21, 2019 - 10:37
detajet

Përveç imazheve të publikuara, OnLeaks së bashku me 91Mobile thonë se telefoni do të ketë ekran të lakuar 6.65-inç 90Hz, pak më i vogël sesa 6.67-inç në 7T Pro.

Një raport i ri thotë se OnePlus do të zëvendësojë kamerën selfie “pop-up” përdorur në OnePlus 7 Pro dhe 7T Pro me një kamër hole-punch në modelin e ardhshëm OnePlus 8 Pro.

Imazhet e përpiluara nga informacionet në disponim të OnLeaks tregojnë se në pjesën e pasme do të shtohet një sensor i katërt ngjitur me sistemin e trefishtë të kamerave, një sensor 3D ToF.

Përveç imazheve të publikuara, OnLeaks së bashku me 91Mobile thonë se telefoni do të ketë ekran të lakuar 6.65-inç 90Hz, pak më i vogël sesa 6.67-inç në 7T Pro.

Krahas humbjes së kamerës “pop-up”, raporti sugjeron se telefoni nuk do të pësojë ndryshime të mëdha.

Sakaq modeli jo “Pro” OnePlus 8 do të ketë ekran më të vogël prej 6.5-inç dhe do ti mungojë sensori 3D ToF. Edhe pse jemi muaj larg nga debutimi i telefonëve, raportimet dhe informacionet e OnLeaks kanë qenë historikisht të sakta.