Protesta masive në Liban kundër thirrjeve me pagesë në WhatsApp

Protesta masive në Liban kundër thirrjeve me pagesë në WhatsApp

Auto&Tech tetor 19, 2019 - 17:08
Detajet

Pasi u shpërnda fjala në Liban se qeveria po planifikonte t’i taksonte thirrjet e WhatsApp, mijëra njerëz dolën për të protestuar në rrugët e Beirutit.

Plani ishte që të vendosej një tarifë prej 20 centësh për thirrjet e para të ditës.

Siç raportojnë mediat e huaja, qeveria Libaneze është në borxh të thellë dhe kaloi masa shtrënguese në muajin korrik për të kontribuar në përmirësimin e situatës. Kjo ndikoi në jetën e qytetarëve libanezë duke kërcënuar madje edhe pensionet e ushtarëve të pensionuar. Për më tepër, disa raportohet se besojnë që korrupsioni po e pengon vendin që ta merr ndihmën e nevojshme.

Propozimi për taksën e WhatsApp, bashkë me propozimet për rritjen e TVSH-së dhe taksave të benzinës, zgjoi ndjenja antiqeveritare atje. Kjo çoi në demonstrata, ku protestuesit kërkuan ndryshimin e regjimit dhe revolucionit.

Aplikaconi i njohur WhatsApp është jashtëzakonisht i përdorur anembanë, duke regjistruar 1.5 miliardë në të gjithë botën.  Thuhet se libanezët e përdorin shpesh shërbimin falas të tij për të bërë thirrje telefonike, meqë është një mënyrë me kosto të ulët për të qëndruar në kontakt.

Mbështetja në këtë shërbim raportohet se u bë shkaku kryesor i protestave, pas javësh me tensione.

Ndërkaq të premten qeveria libaneze e përmbysi kursin dhe tha se nuk do të vendosen taksat e reja.