Prezantohet Land Rover-i i ri i modifikuar

Prezantohet Land Rover-i i ri i modifikuar

Auto&Tech October 18, 2019 - 10:54
detajet

Kompania britanike për modifikimin e veturave ‘Chelsea Truck Company’ ka prezantuar një Land Rover Defender, i rimodeluar në skica të gjeneratës së kaluar të modelit standard.

“Forrest Green Land Rover Defender 110 Edition” posedon mbrojtëse të zgjeruara, maskë të përparme, drita LED, e shumë karakteristika të tjera që e bëjnë veturën ekstravagante.

Kompania ka vënë në dispozicion ngjyrën e gjelbër, që përafrohet me ngjyrat militare, së bashku me xhamat e errëta për t’i dhënë kohezion eksterierit.

Nuk është bërë e ditur nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje në përformimin e shpejtësisë dhe fuqisë, për dallim nga modeli standard.

Land Roveri i modifikuar i është vënë etiketa prej 65 mijë eurosh.