Youtube iu mundëson të shlyeni historinë e kërkimeve në mënyrë automatike

Youtube iu mundëson të shlyeni historinë e kërkimeve në mënyrë automatike

Auto&Tech October 10, 2019 - 15:54
detajet

Kërkimi në YouTube, tashmë është bërë shumë më private, meqë kërkimet që i keni bërë mund t’i shlyeni kur të doni.

Google ka bërë të ditur, se do të ofrojë një mundësi të re për YouTube, që do bënte shlyerje automatike të historisë.

Kjo u mundëson përdoruesve, që të mbajnë për një kohë të dhënat e kërkimeve, para se të fshihen automatikisht në një kohë të paracaktuar.

Përdoruesit e YouTube, tani e kanë mundësinë që të caktojnë shlyerjen automatike prej tre deri në 18 muaj, apo të shlyejnë vet çfarë kanë kërkuar, kurdo që kanë dëshirë.

Me ndryshime e reja, ka mundësi që videot e kërkuar të mos mbesin në histori, mirëpo disa përdorues kanë dëshirë që ato të jenë në një listë në mënyrë që t’i gjejnë sa më lehtë.

Në këtë formë, bashkë me mundësinë Incognito në Google Maps, Google e ka rritur edhe më shumë privatësinë në këto platforma.