Kërkonin jashtëtokësorë, por ja çfarë gjetën astronautët në planetin e ngjashëm me Tokën

Kërkonin jashtëtokësorë, por ja çfarë gjetën astronautët në planetin e ngjashëm me Tokën

Auto&Tech September 12, 2019 - 15:37
Detajet

Shkencëtarët kanë gjetur avull uji në një planet për herë të parë ndonjëherë, duke shënuar një hap të madh përpara në kërkimin e jashtëtokësorëve.

Eksoplaneti, i njohur si K2-18b, është ndoshta planeti më i përshtatshëm për banim, që njerëzimi ka parë ndonjëherë

“Ky përfaqëson hapin më të madh të ndërmarrë ende drejt qëllimit tonë përfundimtar për të gjetur jetë në planetë të tjerë, për të dëshmuar se ne nuk jemi vetëm,” tha në një deklaratë astronomi i Universit de Montréal, Björn Benneke, i cili punoi në studim.

“Falë vëzhgimeve tona dhe modelit tonë klimatik të këtij planeti, ne kemi provuar se avujt e tij të ujit mund të kondensohen në ujë të lëngshëm”, deklaroi tutje ai.

K2-18b është klasifikuar si super-Tokë, pasi është më e madhe se Toka – dy herë më e madhe në fakt, si dhe tetë herë më e rëndë.

Planeti është shumë më afër yllit të tij sesa Toka me Diell, që do të thotë se duhet vetëm rreth 33 ditë për të shkuar në të.

Image 
Image 
Image 
Image 
Image