Makina e re e marinës amerikane, gjysmë tank, gjysmë 'Jeep'

Makina e re e marinës amerikane, gjysmë tank, gjysmë 'Jeep'

Auto&Tech August 24, 2019 - 23:12
Lexoni detajet

Makina që është miratuar si zëvendësuesja e legjendares “Humvee”, automjeti kryesor i transportit për trupat amerikane në fushëbetejë, ka nisur të prodhohet e të dërgohet në masë për Marinën amerikane.

Makina e re “JLTV” e prodhuar nga Oshkosh, ka dhënë rezultate shumë më të larta se pasardhësja e saj, ndaj krerët e ushtrisë amerikane kanë nxituar që ta vënë në testim.

Marina amerikane ka porositur fillimisht 9000 të tilla, që janë sa 60% e gjithë flotës së tyre me Humvee, të cilat janë 15.390 në total

Britania, po ashtu, pritet të blejë makina të tilla me një vlerë prej 1 miliardë dollarësh.

Kompania Oshkosh nga Uiskonsin e fitoi tenderin kundër gjigantëve “Lockheed Martin” dhe ka fituar një kontratë që do të shkojë deri në 30 miliardë dollarë, deri në fund.

“Humvee” e humbi pak shkëlqimin gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan, transmeton TCH.

Zyrtarët amerikanë shpresojnë që JLTV e Oshkosh do t’u japë më shumë siguri ndaj minave, më shumë fleksibilitet dhe shpejtësi.

JLTV nga Oshkosh në të majtë, do të zëvendësojë Humvee-n e Lockheed Martin në të djathtë.

Lockheed e kundërshtoi tenderin, por ushtria amerikane është e vendosur për JLTV, dhe ka nisur porositë në masë.

Drejtuesit e Marinës besojnë se JLTV do të jetë më rezistente ndaj minave dhe më e shpejtë në fushëbetejë.

Humvee ka qenë mjeti kryesor i transportit për ushtrinë amerikane prej dekadash.

Kontrata që ka fituar Oshkosh do t’i japë kompanisë rreth 30 miliardë dollarë ndër vite.

SHBA planifikon të zëvendësojë gjithë Humvee-t me JLTV deri në vitin 2030.

Deri tani, ushtria amerikane ka financuar çerek miliardi dollarë për JLTV.

Marina ka bërë porosinë për 9 mijë të tilla, 60% e flotës së Humvee, dhe prodhimi ka nisur.

JLTV e Oshkosh ka dalë më mirë gjatë provave dhe është quajtur “gjysmë tank, gjysmë Jeep”.

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image