Kina do të ndërtojë hekurudhën e mbuluar me 5G

Kina do të ndërtojë hekurudhën e mbuluar me 5G

Auto&Tech August 23, 2019 - 09:26
Lexoni detajet

Linja e hekurudhave Express Guangzhou-Shenzhen-Hong Kong, 141 kilometra, do të bëhet hekurudha e parë me shpejtësi të lartë në Kinë që ka mbulim të plotë të rrjetit 5G përgjatë gjithë vijës së saj.

China Mobile do të bashkëpunojë me gjigantin e telekomit kinez Huawei Technologies Co Ltd për të siguruar një rrjet pa tel me mbulim të plotë 5G për hekurudhën me shpejtësi të lartë që lidh Hong-Kongun me kontinentin kinez, sipas Wei Ming, kryetar i degës China Mobile Guangdong, transmeton Indeksonline.

Ky njoftim u bë publik pasi që Wei bëri një deklaratë në Hong-Kong gjatë një takimi për të dëshmuar formimin e një aleance të industrisë 5G në zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Macao.