Instagrami vjen me “rregulla” të reja

Instagrami vjen me “rregulla” të reja

Auto&Tech August 22, 2019 - 14:40
Lexoni detajet

Mjaft e shpërndatë këtë mashtrim të Instagramit. Yjet e famshëm pretendojnë se Instagram po ndryshon rregullat, po lejon rrjetin të përdorë fotot ndërsa firma insiston se “ky post nuk është i vërtetë.”

Me siguri të gjithë e keni parë mesazhin e gjatë që vjen në telefonin tuaj kur rrjetet sociale vendosin të bëjnë ndryshime në politikat e tyre.

Shembulli i fundit, i cili qarkulloi në media të martën , pretendon se çdo post i bërë nga ju më parë do të rikthehet dhe do të publikohet që nga sot, dhe kjo mund të përdoret kundra jush.

Kjo mund të ndalet vetëm nëse ju nuk e lejoni Instagramin të ketë akses mbi postimet tuaja.

Por kjo është një gënjeshtër e dukshme. Shumë përdorues kanë rënë pre e një shakaje virale që në fakt ka prekur dhe yjet e famshëm të televizionit si Pink T.I të cilët e kanë ndarë në rrjetet sociale me ndjekësit e tyre, duke u shprehur të nervozuar me këtë shaka virale.