”Audi” A-4 Allroad e mbushur me teknologji dhe stil

”Audi” A-4 Allroad e mbushur me teknologji dhe stil

Auto&Tech August 22, 2019 - 14:36
Lexoni detajet

Makinat e stilit wagon, veçanërisht modelet premium, janë ndër makinat më praktike, me hapësirë dhe luksoze dhe në të njëjtën kohë ofrojnë performancë të mirë.

”Audi” A-4 Allroad i ka të gjitha këto. Për më tepër është e mbushur me teknologjinë më të fundit, gjë që pritet nga një makinë e lindur në Ingolstadt.

Modeli i vitit 2020 vjen me disa ndryshime. Por jo ndryshimet për të cilat është e njohur marka Audi, pasi ky model vjen me ndryshime në pjesën e jashtme.

Këto ndryshime janë aplikuar jo vetëm në versionin Allroad, por në të gjitha anëtaret e familjes A4.

A4 vjen me një profil anësor të modifikuar, me një vijë që i bashkohet një vijë tjetër më poshtë, dhe me skaje në pragun anësor.

Audi A4 Allroad që shihni në foto është në ngjyrën Quantum Gray, që e bën të dallohen më lehtë modifikimet që janë bërë në makinë.

Allroad është më e gjatë dhe më e ngritur se sa versioni normal A4 Avant. Ky i fundit nuk ka mbrojtjen nën trup apo prerjet harkore të gomave.

Për më tepër, A4 Allroad vjen me goma 12 mm më të mëdha, dhe me gjurmë më të gjera se sa standardi Avant.

Ky përditësim masiv i implementuar nga Audi freskon dizajnin e jashtëm, saqë disa mund të thonë që është makina e gjeneratës së ardhme dhe jo një facelift.

Do donim të thonim të njëjtën gjë për interiorin, por makina mbetet me tabletin në kryskot dhe kontrollet konvencionale për rregullimet e klimës, ndryshe nga Audit më të mëdha që kanë ekrane dytësore me prekje. 

Image

Image

Image