Rusia dërgon robotin e parë në stacionin hapësinor

Rusia dërgon robotin e parë në stacionin hapësinor

Auto&Tech August 22, 2019 - 12:49
Lexoni detajet

Në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) së shpejti do të ketë një robot antropomorf të aftë të bashkëveprojë me astronautët dhe të kryejë punë të një precizioni të caktuar: është Fyodor (Feodor), njeriu i pare robot, i krijuar në Rusi dhe i njohur edhe si Skybot F-850.

Sipas mediave ruse, roboti do të hipi nga Baikonur në një anije hapësinore Soyuz MS-14. Feodor duhet të jetë në gjendje të “njohë dhe riprodhojë gjuhën njerëzore” në mënyrë që të shkëmbejë informacione me astronautët. Kozmonauti rus Aleksandër Skvortsov do të kujdeset për të në bordin e ISS.

Roboti mund të kryejë disa detyra në modalitetin automatik, por gjithashtu të imitojë lëvizjet e një personi. Duke veshur një ekzoskelet të lidhur me robotin, në fakt është e mundur ti imponohen lëvizjet e tij tek Feodor. Edhe ato të gishtërinjve, gjë që e bën robotin të aftë të përdorë një kaçavidë ose një çelës anglez. Sipas njërit prej projektuesve, Yevgheni Dudorov, humanoidi “do të kryejë deri në gjashtë eksperimente”. Sidoqoftë, nuk është e qartë: “Detyrat shkencore – shpjegon Dudorov – janë sekrete”.

Image 
Image 
Image 
Image