Facebook mbyll qindra llogari

Facebook mbyll qindra llogari

Auto&Tech August 22, 2019 - 10:31
Lexoni detajet

Facebook ka njoftuar për mbylljen e qindra faqeve, grupeve dhe llogarive brenda saj.

Kompania Facebook tha se ka mbyllur 216 faqe të mediave sociale, grupe dhe llogari në Mianmar, disa të lidhura me ushtrinë, të cilat kishin për qëllim “manipulimin e debatit publik”.

Kompania mbylli 89 llogari në Facebook, 107 faqe, 15 grupe dhe pesë llogari në Instagram, disa prej të cilave kishin qindra mijëra ndjekës.

Gjigandi i mediave sociale ka mbyllur më parë qindra llogari, përfshirë atë të shefit të ushtrisë së Mianmarit, pas kritikave se Facebook kishte dështuar të vepronte ndaj gjuhës së urrejtjes, përderisa dhuna ndaj muslimanëve Rohingya po vazhdon, transmeton “Evropa e Lirë”.

“Megjithëse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetin e tyre, hetimi ynë zbuloi se një pjesë e këtij aktiviteti ishte i lidhur me individë të lidhur me ushtrinë e Mianmarit”, tha Facebook.

Në vitin 2017, ushtria ndërmori një sulm, si përgjigje të sulmeve nga kryengritësve Rohingya, duke bërë që më shumë se 730,000 myslimanë Rohingya të zhvendosen në Bangladeshin fqinjë.