Instagrami largon kompaninë e marketingut pasi merrte të dhënat e përdoruesve

Instagrami largon kompaninë e marketingut pasi merrte të dhënat e përdoruesve

Auto&Tech August 09, 2019 - 08:16
Lexoni detajet

Instagrami ka larguar kompaninë amerikane të marketingut Hyp3r nga shërbimi i saj, pasi u akuzua për marrje të të dhënave të përdoruesve.

Hyp3r po merrte të dhëna nga profilet, kopjonte foto dhe të dhënat që supozohej të fshiheshin pas 24 orësh, sipas një hetimi të Business Insider.

Instagram tha se Hyp3r kishte “shkelur” politikat e saj dhe i ishin dërguar dokumentet ligjore duke i thënë që të ndalonte mbledhjen e të dhënave.

Hyp3r tha se ishte duke vepruar në përputhje me rregulloret e privatësisë dhe kushtet e shërbimit për rrjetet sociale që synonte.

Business Insider tha që pronarët e Instagram dhe Facebook, duhej të ishte më të zellshëm për të parandaluar rrëmbimin e të dhënave, pas skandalit të Cambridge Analytica.