Problemi që i lejon përdoruesit e Whatsapp të manipulojnë në mesazhet e të tjerëve

Problemi që i lejon përdoruesit e Whatsapp të manipulojnë në mesazhet e të tjerëve

Auto&Tech August 08, 2019 - 22:56
Lexoni detajet

Whatsapp është duke pasur një problem në sigurinë e mesazheve, i cili nënkupton  që njerëzit mund të ndryshojnë përgjigjen e dikujt tjetër.

   

Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një të metë të sigurisë së aplikacionit Whatsapp – që lejon që mesazhet të manipulohen në një bisedë grupi.

Këtu studiues i kanë raportuar të gjeturat e tyre në një blog ku kanë shpjeguar problemin, ku njerëzit mund të i editojnë përgjigjet e dikujt tjetër, raporton “The Independent”.

Tashmë është e ditur që Facebook e ka në pronësi edhe këtë aplikacion, që i ka diku rreth 1.5 miliardë përdorues në mbarë botën, thuhet që janë duke punuar në përmirësimin e këtij problemi, transmeton lajmi.net.

Facebook sigurisht që është munduar që sa kohë të fsheh këtë të metë, por hulumtuesit kanë arritur të gjejnë dhe të i informojnë përdoruesit që të kenë kujdes.