Instagrami miliona përdoruesve iu merren të dhëna personale

Instagrami miliona përdoruesve iu merren të dhëna personale

Auto&Tech gusht 08, 2019 - 16:52
Lexoni detajet

Hyp3r, një partner i besueshëm i marketingut të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, ka qenë duke mbledhur fshehurazi të dhëna dhe ruajtur vendndodhje dhe të dhëna të tjera të miliona përdoruesve.

   

Pasi ‘Business Insider’ informoi Instagram-in, kompania konfirmoi që Hyp3r (i stiluar si HYP3R) kishte shkelur politikat e saj dhe tani është hequr nga platforma, njofton lajmi.net.

“Veprimet e HYP3R nuk u sanksionuan, por që shkelnin politikat tona. Si rezultat, ne i kemi hequr ato nga platforma jonë. Ne kemi bërë gjithashtu një ndryshim të produktit që duhet të ndihmojë në parandalimin e kompanive të tjera që të marrin të dhënat e vendndodhjes në këtë mënyrë”, deklaroi një zëdhënës i Facebook për ‘TechCrunch’.

Kompania filloi disa vjet më parë si një platformë përmes së cilës reklamuesit mund të shënjestrojnë përdoruesit që të marrin pjesë në një ngjarje të caktuar, si një lojë basketbolli apo ndonjë koncert.

Ajo përdori API-në zyrtare të Instagram-it për të grumbulluar të dhëna fillimisht, lloj ky i mbledhjes së të dhënave që ka ndodhur për vite me radhë nga firmat e pasigurta në teknologji.

API ishte kufizuar ashpër në fillim të vitit 2018, duke reduktuar edhe qasjen e Hyp3r në vendndodhjen dhe të dhënat e përdoruesit.

Megjithëse kishte raporte të pakonfirmuara, kompania duket se ka mbijetuar (dhe ka mbledhur miliona menjëherë pas kësaj) jo duke përshtatur modelin e saj të biznesit, por duke kaluar pengesat mjaft minimale të vendosura në Instagram për të parandaluar marrjen e të dhënave të lokacionit.

Sipas raportit të BI-së, Hyp3r ndërtoi mjete për të anashkaluar kufizimet si në mbledhjen e vendndodhjes ashtu edhe për ruajtjen e ‘My Story’ të llogarive personale.