Identifikohet një lëshim kritik i sigurisë në VLC Media Player

Identifikohet një lëshim kritik i sigurisë në VLC Media Player

Auto&Tech July 23, 2019 - 17:45
Lexoni detajet

CERT-Bund, agjencia gjermane e sigurisë kibernetike, përgjegjëse për organizimin e përgjigjeve dhe zgjidhjeve specifike në vend për çdo problem në fushën e problemeve kompjuterike, e ka zbuluar kohët e fundit një gabim kritik në VLC Media Playerin e popullarizuar, raporton Neowin.

VLC njihet si një player jashtëzakonisht kompatibil për media, dhe mund të krenohet me mbi tre miliardë downloadime, gjë që e bën lëshimin e zbuluar edhe më të rrezikshëm, shkruan KOHA Ditore. Lëshimi CERT-Bund zyrtarisht është klasifikuar si 2019-13615, apo si "High" (niveli 4), që e paraqet renditjen e dytë më të lartë në sistemin e rangimit të lëshimeve të sigurisë të kësaj agjencie.

Videolan është aktualisht në procesin e krijimit të përmirësimit, gjë që mund të shihet në sajtin e kompanisë. Përfundimi i punimeve në krijimin e përmirësimit është aktualisht në 60 për qind dhe aktualisht nuk ka kornizë zyrtare kohore se kur do të publikohet azhurimi. CERT-Bund thekson se tani për tani nuk ka raste të njohura se ku është shfrytëzuar lëshimi i sigurisë nga ana e sulmuesve, ndërsa përdoruesve u këshillohet që të qëndrojnë sa më larg VLC-së derisa përmirësimi të jetë i gatshëm.