Huawei e ka ndihmuar me teknologji Korenë e Veriut

Huawei e ka ndihmuar me teknologji Korenë e Veriut

Auto&Tech July 23, 2019 - 13:42
Lexoni detajet

Gjiganti i telekomunikimit “Huawei”, e ka ndihmuar në mënyrë të fshehtë Korenë e Veriut që të ngrejë dhe mbajë funksionale linjat e saj të rrjetit Wi Fi të teknologjisë 3G, sipas “Washington Post” që citon dokumente të marra nga një ish-punonjës i kompanisë kineze.

“Huawei” bashkë me kompaninë tjetër kineze “Panda International Information Technology”, ka punuar në tetë vitet e fundit mbi një seri projektesh në Korenë e Veriut.

Sipas këtyre informacioneve ngrihen dyshime se “Huawei” ka shkelur normat amerikane për furnizimin e Koresë së Veriut me aparatura./Alsat