Sony punon në një telefon me ekran roll-up

Sony punon në një telefon me ekran roll-up

Auto&Tech July 20, 2019 - 23:47
Lexoni detajet

Deri më tani keni dëgjuar shumë për telefonat e lakuar, ndërsa tani ka ardhur koha që vëmendja të kthehet edhe kah telefonat që mbështillen. Thashethemet e reja sugjerojnë që Sony është duke punuar në telefonin i cili do të ketë ekran roll-up. Kjo, të paktën në teori, do të thotë që ekrani mund të çmbështillet për të ofruar sipërfaqe më të madhe. Tani për tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për prototip, kështu që nuk dihet nëse pajisja do të zyrtarizohet ndonjëherë, përcjell Ubergizmo.

Prodhuesit e telefonave të mençur provojnë gjëra të ndryshme për të hedhur themelet për pajisjet e ardhshme mobile. Kompanitë si Samsung dhe Huawei, tashmë kanë prezantuar telefonat e tyre fleksibilë. Më herët ishte njoftuar që Sony është duke përgatitur edhe telefonin e vet fleksibël.

Ky prototip specifik ka ekran roll-up. Nëse e sheh dritën ndonjëherë, pritet që versioni për shitje me pakicë do të ketë çipset Snapdragon 855, bashkë me modemin X50 të Qualcomm. Madje edhe publikimi parashikohet për dhjetor të këtij viti ose fillimin e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, këto informata duhet marrë me rezervë, pasi që Sony tani për tani është duke u fokusuar në vetëm disa tregje dhe krijimi i një telefoni të tillë do të kërkonte angazhimin e resurseve shtesë.