DRON që hedh flakë – shumë shpejt në shitje

DRON që hedh flakë – shumë shpejt në shitje

Auto&Tech July 20, 2019 - 17:21
Lexoni detajet

Për disa ditë, të gjithë të interesuarit do të mund të blejnë TF-19 Wasp, dron që përveç fluturimit ka dhe një veçori tjetër të hedh zjarr. Ky dron është prodhim i kompanisë amerikanë Throwflame.

TF-19 Wasp mund të godet shënjestrën pothuajse nga tetë metra largësi, ndërsa posedon një rezervuar prej një galoni apo dikur rreth 5 litra karburant, që i mundëson “prodhim” të zjarrit rreth 100 sekonda.

Ky modifikim i dronit është gjendur në shënjestër të kritikave të mëdha në SHBA, duke pyetur pse dikush do të kishte nevojë për diçka të tillë.

Nga kompania Throw Flame kanë thënë se ky lloj droni mund të përdore për ndezje të barishteve në terrene të pakalueshme, shkrirje të akullit, prishje të foleve të insekteve, si dhe për ngjarje piroteknike.

Kjo lloj shtese për dron shitet me një çmim simbolik prej 1499 dollarësh, ndërsa përskaj shtesës, blerësi duhet të blejë plus edhe një dron që mund të bart ngarkesa më të rënda./Alsat