Pse Apple nuk lëshon padi ndaj punëtorëve që përhapin sekretet e iPhone?

Pse Apple nuk lëshon padi ndaj punëtorëve që përhapin sekretet e iPhone?

Auto&Tech July 19, 2019 - 09:29
Lexoni detajet

Zakonisht kur informacione rrjedhin para lansimit zyrtar të iPhone të ri, ndonjë punëtorë i kompanisë është ai që zbulon sekretet. Apple gjithmonë mundohet maksimalisht të gjejë se kush është fajtori për rrjedhjen e informacioneve dhe gjithmonë e bën këtë. Por nuk është se kompania merr ndonjë hap drastik ndaj personit në fjalë.

Kompania ka krijuar një grup të posaqëm për të gjetur personat që rrjedhin informacionet. Por pasi që këta zbulohen asnjëherë nuk thirret policia. Kjo për shkak se do krijohej vëmendje e padëshirueshme ndaj kompanisë gjigande.

Thirrja e policisë do konfirmonte se informacionet po rrjedhin ndërsa kështu mbesin veq thashethëme nëpër media.

Arsye tjetër se pse nuk Apple nuk lëshon padi ndaj personave që rrjedhin informacionet është se atëherë do duhej të tregonte për pajisjen që do lansoj. Dhe kjo do të shkatërronte të gjithë procesin e lansimit të një risie. Kjo pasi që tani të gjithë do e dinin se çfarë Apple po lansonte.

Kompania prodhon telefonat në Kinë, dhe kështu nuk mund të shkarkoj direkt nga puna punonjësit por duhet që këtë të e kërkojë nga kompania e tretë që ndodhet në Kinë.

iPhone 11 do lansohet në fund të këtij viti dhe që tani dihet shumë publikisht për atë model ndonëse gjithçka është dashur të ishte sekret. /Express