Ekonomitë më të forta botërore kërkojnë që kriptovaluta Libra të mos lansohet

Ekonomitë më të forta botërore kërkojnë që kriptovaluta Libra të mos lansohet

Auto&Tech July 18, 2019 - 14:40
Detajet

Zyrtarë të lartë të financave nga shtete e G7’ës po paralajmërojnë që kriptovalutat, sikur ajo e Libra e kompanisë Facebook, nuk duhet të lansohen deri sa të vihen në funksion disa politika rregullatore serioze dhe sistematike.

Kryetari i këtij Samiti që u mbajt në Chantilly të Francës, thotë se kriptovalutat duhet që të përmbushin standartet më të larta të rregullimit financiar që të parandalojnë shpërlarjen e parave apo kërcënimet ndaj stabilitetit bankar dhe financiar.

Në deklaratë ministri i Financave të Francës Bruno La Marie dhe Sekretari i Thesarit në ShBA janë marrë vesh që këto shqetësime duhet që të adresohen para se projekte të tilla të implementohen.

Facebook ka propozuar krijimin e Libra si një kriptovalutë që është e mbështetur tek valutat ekzistuese në mënyrë që të bëhet më stabile se sa Bitcoin.

Qeveritë nga e gjithë bota po bëjnë hulumtime për të parë se si lansimi i Libra’s do të ndikojë në ekonomitë e tyre.

Në Samitin e G7 kanë marrë pjesë ShBA, Japonia, Franca, Italia, Spanja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.