Ekspertët ngrenë dyshime rreth sigurisë së aplikacionit rus FaceApp

Ekspertët ngrenë dyshime rreth sigurisë së aplikacionit rus FaceApp

Auto&Tech July 17, 2019 - 15:05
Lexoni detajet

Ekspertët kibernetikë kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth sigurisë në lidhje me përdorimin e apliakcionit FaceApp, një mani e re e rrjeteve sociale që ju bën të dukeni si person i vjetër.

Ky aplikacion është krijuar në vitin 2017 nga disa rusë. Aplikacioni vendos një filtër mbi fytyrën tuaj dhe është bërë viral ditët e fundit.

Shkarkimi i këtij aplikacioni është falas dhe përdor inteligjencën artificiale për të edituar një foto në galerinë tuaj të telefonit dhe e transformon imazhin duke ju treguar juve si të vjetër.

Gjithashtu, përmes këtij aplikacioni mund të ndryshoni ngjyrën e flokëve, t'ju lejojë të shihni se si dukeni me mjekër, të ndryshoni gjininë dhe madje mund të “rinoni” veten tuaj.

Por, ekspertët janë të shqetësuar se aplikacioni mund të hyjë në telefonin tuaj të ruajë dhe të përdorë edhe foto të tjera të përdoruesit për të cilin nuk është dhënë leja, raporton Daily Mail.

FaceApp është aktualisht një nga aplikacionet më të shkarkuara nga iOS dhe Android, pasi postimet e “#faceappchallenge” kanë përfshirë rrjetet sociale.

Por me rritjen e popullaritetit, disa kanë ngritur pyetje rreth asaj se sa të sigurt janë të dhënat e përdoruesit dhe çfarë bën aplikacioni me fotot e përdoruesit.

Termat dhe kushtet e aplikacionit në thelb i japin FaceApp qasje për të përdorur, modifikuar, përshtatur dhe publikuar çdo imazh që ju ofroni.

FaceApp lejohet të përdorë emrin tuaj, pseudonimin ose ndonjë të dhënë tjetër në çdo format medial pa u kompensuar dhe ju nuk do të keni ndonjë mundësi për ta hequr atë ose për ta kundërshtuar.

Gjithashtu, aplikacioni nuk do t'ju kompensojë për materialin e shfrytëzuar dhe do të mbajë fotot tuaja edhe shumë kohë pasi ta keni fshirë aplikacionin.