Anulohet misioni i dytë i Indisë drejt Hënës

Anulohet misioni i dytë i Indisë drejt Hënës

Auto&Tech korrik 17, 2019 - 14:58
Lexoni detajet

Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor (ISRO) njoftoi se nisja e misionit të dytë të Indisë drejt Hënë u anulua sot herët në mëngjes për shkak të një pengese.

“Një pengesë teknike është vërejtur në sistemin e nisjes së mjetit në minutën T-56. Si pjesë e masave paraprake, nisja e Chandrayyan2 është anuluar për sot. Data e re e nisjes do të njoftohet më vonë”, tha ISRO në “Twitter”.

Raketa GSLC Mk-III ishte caktuar të ngrihet nga shteti indian Andhra Pradesh në orën 2:52 pas mesnate, me një rover që pritej të ulet pranë polit jugor të Hënës më 6 shtator.

Një mision i suksesshëm do ta bënte Indinë vendin e katërt për një ulje të butë në Hënë.

“Ky mision do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë origjinën e evolucionit të Hënës duke kryer studime të detajuara topografike dhe një mori eksperimentesh të tjera në sipërfaqen hënore”, tha ISRO. /Atsh