Disa mënyra për parandalimin e vjedhjes së veturës nga hajnat

Disa mënyra për parandalimin e vjedhjes së veturës nga hajnat

Auto&Tech korrik 16, 2019 - 13:11
Lexoni detajet

Për shkak të pasigurisë të veturës, nganjëherë edhe gjumi nuk mund të bëhet i qetë.

Ndonëse nuk mund të cilësohen si mënyrat e vetme, ne i  kemi sjellë pesë prej tyre, metoda që thuhet se kanë treguar suksesin më të madh, transmeton lajmi.net.

Alarmi

Alarmi tërheq vëmendjen e pronarit, duke mos lejuar hajdutët të qëndrojnë gjatë në prani të veturës.

Bllokimi i pjesëve të automobilit

Pjesa që rregullon timonin, kutia e transmetimit ose pedalet janë pjesët kryesore për bllokim, që ndalojnë hajdutët t’ua vjedhin veturën.

Ndërprerja e furnizimit me rrymë

Kjo arrihet më së miri përmes instalimit të një ndërprerësi tek furnizuesi i pompës së karburantit.

Gdhendja e xhamit

Nëse bëni gdhendjen e shasisë në xham, siguria shtohet.