Farmerët kinezë përdorin dronët në bujqësi

Farmerët kinezë përdorin dronët në bujqësi

Auto&Tech June 25, 2019 - 19:09
Lexoni detajet

Dronët deri vetëm para pak vitesh kanë qenë të rrallë, të shtrenjtë dhe janë thyer lehtë.

Mirëpo, avancimi me materiale të reja ka bërë që dronet tash kanë çmim nën një mijë dollarë, fluturojnë vetë dhe kryerjnë detyra duke iu falënderuar GPS-it e inteligjencës artificiale, ndërsa janë rezistentë në shi, borë e erëra të fuqishme.

Kompania kineze XAG ka zhvilluar një lloj të ri dronësh modularë, të cilët përdorin komponente standarde, por janë të destinuarë për bujqësi. Dronët mund të shoërndajnë të pavarur pesticide, si edhe të shikojnë shëndetin e të mbjellave dhe praninë e dëmtuesve.

Farmerët kinezë thonë se përdorimi i dronëve është më i thjeshtë e më i shpejtë se stërpikja me dorë apo me makinat standarde të bujqësisë. e po ashtu edhe më lirë.

XAG tash pi zhvillon edhe dronë me kamera infra të kuqe e sensorë, të cilët duhet të parashikoinë cilësinë dhe rendimentin e të mbjellave, si dhe me ndihmën e aplikacionit në smart phone farmerit t’i japin pamje në rendimentin larg para vetë korrjes./Gazetametro